Kovaçevski – Varhelji: Tani është momenti për zhbllokimin e proceseve integruese

KryeministriDimitar Kovaçevski, I shoqëruar nga Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, është takuar me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelji.

Në takim, sic thuhet në komunikatë, është biseduar për cështje aktuale që lidhen me sfidat e luftës në Ukrainë dhe perspektivat evropiane të rajonit.

Bashkërisht është konstatuar se integrimet evropiane të RMV-së dhe rajonit janë nevojë e vendeve rajonale, por edhe të vetë BE-së.

Gjithashtu, sic thuhet në komunikatë, ekziston dakordimi se tani është momenti për zhbllokimin e eurointegrimeve të RMV-së, që në të kundërtën mund të mbetet një cështje e hapur për një periudhë më të gjatë kohore, kurse kjo nuk ëhstë në dobi të asnjërës palë.

Kryeministri Kovaçevski, vijon komunikata e Qeverisë, mbetet I përkushtuar kryesisht në parimet e respektimit të vlerave evropiane dhe në negociata të bazuara në respect dhe dinjitet, për cka janë dakorduar me Kryeministrin Petkov gjatë vendosjes së dialogut dhe pret raporte mbi këtë bazë.

“Vendi ynë ka plotësuar obligimet dhe vazhdon të veprojë tërësisht në linjën e politikave të BE-së, me cka edhe një herë tregoi se është një partner dinjitoz I vendeve evropiane dhe meriton që përfundimisht të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në” – ka theksuar gjatë takimit me Varheljin, Kryeministri Kovaçevski, njofton Qeveria e RMV-së. /KlanMacedonia/