Sport Lakers marrin fitore spektakolare në udhëtim te Milwaukee Bucks

Lakers marrin fitore spektakolare në udhëtim te Milwaukee Bucks

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Milwaukee Bucks.

Përkundër se skuadra vendase ishte favorit i madh, Lakers në fund arriti të triumfojë me katër pikë diferencë 129:133.

Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë duel me 44 pikë, 10 kërcime e katër asistime në fitoren e Lakers.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 28 pikë, tetë kërcime e 11 asistime.

Te vendasit më u dalluari ishte Giannis Antetokounmpo që realizoi 40 pikë, pati shtatë kërcime e gjashtë asistime, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Për Lakers kjo ishte fitorja e nëntë këtë edicion, krahas 12 humbjeve që kanë pësuar, derisa Milwaukee pësoi disfatën e gjashtë.