Lajm që goditi diasporën në Zvicër, ka ndërruar jetë ish futbollisti i Kosovës

Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti i Kosovës!

Jo vetëm futbollin dhe sportin, por në përgjithësi Kosovën e ka tronditur një lajm i hidhur. Ndërron jetë Trimor Shurdhani, ish futbollisti i Lepencit të Kaçanikut. Lajmi konfirmohet edhe nga klubi Lepenci.

“Kryesia e KF Lepencit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes së Halim Shurdhanit për ndërrimin e jetës së birit të tij, ish lojtarit të KF Lepencit – Trimor Halim Shurdhani, gjithashtu ngushëllime edhe për ish bashkëlojtarët dhe të gjithë atyre që e njohën!

Allahu e shpërbleftë me xhenet, ndërsa familjarēve ua dhashtë durimin dhe ua lehtësoftë dhimbjen!”, njofton KF Lepenci.

Trimori ka qenë për shërim në Zvicër qe më shumë se një vit, si pasojë e një ndeshje të rëndë në trafikun rrugor në Kosovë. Me pasoja shumë të rënda, ai po trajtohej në Zvicër me disa rezultate të vogla pozitive, por fatkeqësisht ndërroi jetë!

Ngushëllime familjarêve !!!

/Shtegu.com-Tetova Sot/