Lajm i mirë për Studeniçanin: “Tradita vazhdon” shpallet trashëgimi Etno Kulturore

Në fund të vitit 2019 me insistim të Ministrit të Kulturës, z. Hysni Ismaili dhe me vendim të Qeverisë së RVM u aprovua elaborati shkencorë dhe tanimë pehlivanizmi shpallet edhe zyrtarisht trashëgimi kulturore në RVM ku si dëshmi është marë trashëgimia kulturore “Tradita Vazhdon” që është organizuar ndër vite dhe festivali Etno Fest Tradita Vazhdon Studeniçan e organizuar nga SH. Q AKSI. Edhe ministri i kulturës z. Hysni Ismaili në emisioni 10 minuta, Pehlivanizmi si etno fest e theksoi të një rëndësie të veçantë të të arriturave të tij si ministër.
Shfrytëzojm rastin që në emër të SH. Q AKSI dhe Mundësve të Studenicanit ta falenderojmë ministrinë z. Hysni Ismaili për kontributin e dhënë që tani më ky event është në mesin e eventeve të rëndësishme Etno kulturore për shqiptarët e Maqedonisë i cili proekt në të ardhmen synohet të mbrohet edhe nga UNESCO.