Erold Musliu demanton nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së: Jam në vetëizolim, jo në tubim!

Reagimi i plotë të Drejtorit të Agjencisë se Zbulimit, Erolld Musliu:

Njoftim për mediat,

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu nuk është anëtar i asnjë partie politike.

Ai nuk ka qen prezent në një takim partie në LSDM.

Drejtori i Agjencisë është në vetizolim për shkak të një takimi të shkurtër privat me deputetin Muhamed Zekiri që u zhvillua në qytet më 30.05.2020.

Duke marrë parasysh që ai menaxhon një institucion ku punojnë shumë punonjës, dhe për të shmangur mundësinë më të vogël të infeksionit, si person përgjegjës ai vendosi të shkojë në izolim.

Gjatë gjithë periudhës së ballafaqimit me rrezikun nga pandemija ne në Agjenci arritëm të mbrohemi dhe në të njëjtën kohë të kryenim detyrat tona të rregullta.
Ne i sugjerojmë mediave të mos bien nën propagandën hibride të uritur për lajme të rreme.

Ne i sugjerojmë Nënkryetarit të VMRO DPMNE-së Aleksandar Nikollovski që të tërheqë deklaratën e tij të dhënë për Kanal 5 më 02.06.2020 sepse përmban një fakt të pavërtetë.