9-vjeçari nga Lagja e Trimave tē Kumanovës, Kenan Idrizi Seferi, bëhet pjesē Akademisē sē Barcelonës!

Fatmir Seferi, babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Seferi, na jep një lajm të madh. Nipi i tij i vogël, Kenan Idrizi Seferi nga sot është pjesë e Akademisë së futbollit të gjigantit botëror Barcelona nga Spanja. Idrizi, 9 vjecar, i lindur në Zvicër, lojtar i shkollës së futbollit Young Boys me sukses ka kaluar provat dy javore nē Akademinë e Barcelonës. “Po, mund ta konfirmoj se nipi im Kenani, djali i vajzës sime, është bërë pjesë e Akademisë së Barcelonës. 16 ditë ishte në një turne futbolli për fëmijë ku morën pjesë 16 ekipe dhe aty Kenani tregoi talentin e tij. Ai në çdo ndeshje ka shënuar gola. Jam krenar me nipin tim, i lindur në Zvicēr, por me prindër nga Lagja e Trimave në Kumanovë”, deklaron Fatmir Seferi./Gazeta Lajm