Lajm fantastik, Sergio Rico ka dalë nga koma

Portieri i Paris Saint Germain, Sergio Rico ka dalë nga koma.
Spanjolli më 28 maj u shtrua në spital si pasojë e një lëndimi në kokë që pësoi.

Ai ishte duke kaluar, ndërsa më pas ishte goditur nga një kali.

Ajo goditje i shkaktoi atij një lëndim serioz, duke e lënë portierin në gjendje kome.

Megjithatë, pasi kanë kaluar disa javë, mësohet se Sergio Rico ka dalë nga koma dhe nuk është më nën kujdesin intensiv.

Ai madje ka hapur sytë dhe ka njohur familjen e tij, ka bërë të ditur sot bashkëshortja e tij.

“Duhet të jemi të durueshëm, por fillojmë të shohim rrugën e duhur për Sergio”, tha Alba Silva.