Lajçak: Muajt e ardhshëm të rëndësishëm për marrëdhëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Shefi i Diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak deklaroi se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast duke paralajmëruar në rreziqe me të cilat do të përballet BE-ja nëse nuk dërgon sinjal të qartë për rajonin.

“E rëndësishme është të gjendet konsensus i ri për hapjen e negociatave inkuadruaese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i majit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Lajçak në konferencën për sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, që mbahet në Berlin.

Ai theksoi se më e rëndësishme është të kuptohet se zgjerimi i agjendës pozitive, duke potencuar prej më parë ka përshtypje se zgjerimi trajtohet si problem.

Lajçak theksoi se BE-ja duhet ta tregojë ndikimin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shpesh mbështetemi në strategjinë e komunikimeve, por duket se harrojmë se njerëzit në rajonin e Ballkanit Perëndimor i lexojnë nuancat e sinjaleve që i dërgojmë”; potencoi Lajçak./mia