Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët para 38 vjetëve u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav.
Haradinaj ka thënë se ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë, njofton Klan Kosova.
“17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.