Lady Gaga filmohet duke u puthur me të dashurin e ri

Pas ndarjes me Christian Carino, Lady Gaga paska filluar romancë të re.

Këngëtarja ka festuar në Las Vegas bashkë me të dashurin misterioz, me të cilin për herë të parë u pa bashkë në publik.

Ajo nuk i ndahej partnerit, teksa u filmuan edhe duke shkëmbyer puthje plot pasion në lokalin ku po festonin.

Në fund të ndejës, 33-vjeçarja u shoqërua për tek vetura dorë për dore me të dashurin që është i panjohur për publikun.