Lacazette drejt rikthimit te Lyon

Alexandre Lacazette mund të largohet nga Arsenal gjatë verës.

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette nuk ka pasur paraqitjet më të mirë të mundshme nën urdhrat e Mikel Arteta dhe pritet që gjatë verës të largohet.

Sipas raportimeve të ‘Todofichajes’, Laca pritet të kthehet në Ligue 1, te skuadra e Lyon, përcjell lajmi.net.

Kontrata e lojtarit me Arsenal skadon gjatë muajit të ardhshëm dhe lëvizja pritet të bëhet si transferim i lirë.

Francezi ka oferta edhe nga Spanja e Anglia, por preferon rikthimin në qytetin e tij të fëmijërisë.