Chelsea dhe Tottenham në garë për Perisic

Dy skuadra londineze janë vënë pas Ivan Perisic.

Ylli kroat i Inter, Ivan Perisic është në javët e fundit të kontratës së tij dhe interesimi për të nuk mungon.

Lojtari do ta vendos të ardhmen e tij brenda pak ditëve, derisa Inter ka përgatitur një ofertë me kushte të përmirësuara për lojtarin.

Sipas raportimeve nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, thuhet se Tottenham dhe Chelsea janë në garë për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Të dy skuadrat duan ta marrin kroatin si transferim të lirë, kur kontrata e tij të skadojë në qershor.

Juventus është tërhequr nga gara për Perisic, me fokusin e tyre që mbetet te Pogba e Di Maria.