Laburistët do rishikojnë azilin! Premtojnë anulimin e politikave të Sunak dhe rishqyrtim të kërkesave

Laburistët e opozitës britanike do i shqyrtojë kërkesat e të ardhurve me gomone në Britani, nëse vijnë në pushtet në zgjedhjet e pritshme të përgjithshme me shumë gjasë brenda disa muajve, duke groposur planin kontravers të Ruandës, të inciuara nga konservatorët e Rishi Sunak.

Sipas the Times të Londrës, Laburistet që pritet të fitojnë thellë në këtë zgjedhje, sipas sondazheve, do ua shyrojnë kërkesat e emigrantëve të ardhur nga marsi i vitit të kaluar, duke sqaruar se 90 mijë e të ardhurve që janë aktualisht, shifër që pritet të rritet në mbi 115 mijë deri në fund të vitit, do u jepet e drejta të kërkojnë azil, nëse Laburistët do fitojnë zgjedhjet.

Udhëheqësi laburist Sir Kier Stammer ka deklaruar qartë se nuk beson në planin e Ruandës dhe nuk do e aplikojë atë kur të jetë kryeministri ri i Britanisë. Një zëdhënës i opozitës mohon se do ketë një amnisti, megjithatë shtoi se “gjëja më e rëndësishme është që ne të përshpejtojmë mënyren sesi të procesohen kërkesat e bëra për azil, mënyrën se si të kemi marrëveshje riatdhesimi dhe të merremi me stivën e dosjeve që ndodhen në pritje për shqyrtim. Problemi është se sasia e dosjveve të pashqyrtura është e papërballueshme”, deklaroi zëdhënësi i opozitës laburiste.

Qeveria britanike thotë se do fillojë të deportojë brenda 10 javësh shumë nga ata që kanë ardhur, pa dhënë as kosto dhe as të dhëna të tjera, ndërkohë laburistët besojnë se plani i qeverisë është “jo i besueshëm” dhe deklarojnë se nuk do pronotojë më fluturime drejt Ruandes, shtetit afrikan 9 orë larg nga Londra me avion.

Home Office ka angazhuar 800 oficerë në radhët e saj për zbatimin e fluturimeve drejt Ruandës, por Minsitria e Brendhme dhe e Emigracionit pret një sërë sfidash komplekse ligjore përpara fluturimit të parë të planifikuar nga muaji korrik.

Sakaq, sindikata e punojnëve të lartë të shërbimit civil në Britani ka thënë se ka filluar procedimet ligjore nga e saj kundër politikës së qeverisë, ku ata punojnë, për çështjen e Ruandës.

Top Channel