Labinot Tahiri do të këndojë gratis për maturantët

Këngëtari Labinot Tahiri me anë të një postimi në Instagram, ka dhënë një lajm të mirë, shkruan lajmi.net.

Artisti bëri të ditur se së shpejti do t’i gëzojë maturantët e gjithë Kosovës, duke kënduar gratis për ta në maturë.

Ai tha se ka mbajtur mbi 200 mbrëmje humanitare, kurse në diskutim me shokët e grupit ka marrë një vendim.

“Një ditë e mbarë për të gjithë. Se shpejti do ti gëzojë të gjithë maturantët e KOSOVËS. Zemra e madhe  nuk u krijua nga pasuria, paraja apo nga kapadailleku, por u krijua kur e kujton se ndokush në jetë të ka gëzuar kur të ka bërë nje zgjidhje apo përkrahje! Ato mos i harro dhe vazhdo ti e unë e të gjithë të gëzojmë shpirta… Ju e dini që nga ana ime janë dhuruar mbi 200 mramje humanitare, tani ne diskutim me shokët e grupit dhe njerëzit e ngushtë shpresoj se do ta bëjë mrekullinë e radhës për të rinjtë. ZOTI JU BEKOFTË”, shkruan Labi.

Ky njoftim vjen pak kohë pasi u dha lajmi për lejimin e mbrëmjes së maturës. /Lajmi.net/