Elvana Gjata shijon suksesin e këngës “Loti”, ndan të tjera pamje nga prapaskenat e klipit

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është duke shijuar suksesin e këngës së re “Loti”, shkruan lajmi.net.

Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, këngëtarja solli imazhe të papublikuara më parë, në të cilat shfaqet me shumë stil.

Ajo i shkëputi këto imazhe nga xhirimet e këngës “Loti”, teksa tregon edhe se ku ka xhiruar për një skenë.

“Në Divjaken e bukur qe brenda nje dite me dha natyren ne gjithe formen e vet. Diellin, eren, shiun, reren, detin”, shkruan Elvana.

Brenda katër ditësh që nga data e publikimit, Elvana Gjata arriti dy milionë klikime në kanalin YouTube me këngën “Loti”.  /Lajmi.net/