Labinot Tahiri dhuron nga 2 mijë euro për fondet e çlirimtarëve: Atje nuk i ka çu shqiptari, por Serbia

Këngëtari Labinot Tahiri, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar për shumën që po e dhuron për çlirimtarët, shkruan lajmi.net.

Në postimin e tij, Labi thotë se meqenëse zgjedhjet janë kryer, duhet të kthehemi tek realiteti, i cili ka të bëjë me njerëzit që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.
Ai thotë se duhet të kontribuojmë për vlerat e luftës, ndërsa thekson se të hënën do t’i deponojnë në fondin e tyre nga 2 mijë euro.

Labi shton se atje i ka dërguar Serbia e jo shqiptari, andaj paratë do të dhurohen për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

🟥 NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!
Vazhdojmë…!
Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.
Se a dalin të pa fajshëm për luften e Kosovës, duhet te dalin, por a denohen apo jo nuk e di , neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS.
Ne ditën e hëne, do ti deponojmë në fondin e tyre nga 2000€
Pra pêr komandanin e luftës, z. Hashim Thaqin me shokët:
Jakup Krasniqi
Rexhep Selimi
Kadri Veseli
Nasim Haradinaj
Dhe z. Gucatin
Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!