Bora dhe ftohti në Shkup, 65 qytetarë janë lënduar

Bora që ra këtë fundjavë ka ndaluar funksionimin normal të kryeqytetit, edhe pse autoritetet lokale thonë se po punojnë për pastrimin e më shum vendeve. Problem kanë edhe autmojetet nëpër rrug, gjithashtu edhe këmbësorët, veçanërisht nëpër trotuare.

Java e punës në kryeqytet filloi në rrethana të vështira, megjithëse duheshin dy ditë dhe temperatura pak më të larta për të siguruar lëvizjen më të lirë të njerëzve dhe automjeteve.

Akulli megjithatë është shkaku i më shumë thyerjeve tek qytetarët. Në dy ditët e kaluara, 65 pacientë erdhën për një ekzaminim për shkak të lëndimeve, thonë nga spitali i qytetit Shën Naum Ohridski. Kryesisht bëhet fjalë për pacientë të moshuar.

“Për fat të mirë, lëndimet që i kanë marrë janë të lehta. Bëhet fjalë për ekstremitete, tek shpina, gjymtyrët e sipërme kur mbahen në rrugë gjat rëshqitjes. Katër pacientë janë pranuar në dy ditët e fundit që duhet të trajtohen në mënyr kirurgjikale ndërsa pjesa tjetër pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, theksoi drejtori i klinikës kirurgjike Shën Naum Ohridski, Luben Arsenov.

Nga kryqi i kuq thonë se këtë fundjavë ekipet e tyre vullnetarë ishin në Matkë dhe Vodno. Janë gjetur katër persona të cilët u raportuan si të humbur, pas së cilës kërkimi për ta përfundoi me sukes.

“Kishte shumë ndërhyrje. Kishte shumë të thyera. Gjithashtu humbën edhe katër persona të cilët më vonë u gjetën dhe u kthyen te familjet e tyre. Punkti për strehimin e pastrehëve tanimë është I hapur për një kohë të gjatë, 24 orë. Këtu janë të gjithë ata njerëz të pastrehë që nuk kanë ku të qëndrojnë gjatë periudhës kur temperaturat janë të ulëta”, u shpreh sekretarja e kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska.

Tuneva shton se ekipet lëvizëse të Kryqit të Kuq janë vazhdimisht në fushë, duke ndihmuar njerëzit në izolim dhe ata të infektuar me kovid 19. Ajo thotë se ishin përfshirë 500 vullnetarë, të cilët u shërbyen më shumë se 34 mijë familjeve në terren.

Tani për tani, numri i kërkesave për ndihmë ushqimore është ulur, por është rritur tek ata për mbështetje psikologjike pas kurimit të tyre nga virusi.