Komuna e Çairit shënoi 20 vjetorin e luftës së 2001

Komuna Çairit si pjesë e këshillit organizativ shënoi 20 vjetorin e fillimit të luftës së 2001-shit.

“Komuna e Çairit dhe këshilli organizativ në përbërje të përfaqësuesve të familjeve të dëshmorëve, ish komandantëve të brigadave, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, shënojnë 20 vjetorin e fillimit të betejave për të drejtat tona kombëtare në vendin tonë dhe rënien e dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi me vendosjen e luleve në monumentin përkujtimor të Shqiponjës në Çair”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.