Labi i parashtron kërkesë Qeverisë të vendosin policë përreth shkollave, kjo është arsyeja

Këngëtari Labinot Tahiri është mjaft aktiv me postime në rrjete sociale.

Shpesh herë përmes këtyre postimeve ai komenton situata të ndryshme në vendin tonë.

Së fundmi artisti përmes një video live në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga qeveria që të marrin masa dhe të vendosin policë rreth objekteve shkollore.

Tutje ai u ka bërë edhe një lutje prindërve që të kujdesen sa më shumë për fëmijët e tyre, pasi sipas tij, tani janë pre e shumë gjërave e problemeve sociale si: krimit, varësisë e drogës.