Clement Turpin do të jetë gjyqtari në finalen Liverpool – Real Madrid

Referi francez, Clement Trupin do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Liverpool dhe Real Madrid tashmë kanë mësuar se cili gjyqtar do të drejtojë ndeshjen në mes tyre.

UEFA ka njoftuar se Trupin do të jetë arbitri kryesor në finalen e nesërme.

Francezi e cilësoi si një privilegj që do të jetë gjyqtar i finales në mes Liverpool – Real Madrid, në garën më prestigjioze për klube.

“Për mua ky është një privilegj i madh dhe mund të them se i kam realizuar dy ëndrrat më të mëdha që mund të ketë një gjyqtar futbolli”, ka thënë Turpin.

39 vjeçari do të ndihmohet nga Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa gjyqtari i katërt është Benoit Bastien dhe në sallën e VAR do të jetë Jerome Brisard.

Finalja në mes Liverpool dhe Real Madrid zhvillohet nesër, në orën 21:00.