Labi dhuron pako ushqimore në Shoqatën e të Shurdhërve në Prishtinë

Labinot Tahiri në këtë periudhë pandemie ka marrë një nismë humanitare, për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Këngëtari, nga donacionet e grumbulluara bashkë me vullnetmirët, do të dërgojë pako ushqimore tek familjet me asistencë sociale.

Gjatë ditës së sotme, ai vizitoi shoqatën e të shurdhërve në Prishtinë, ku ua dërgoi 100 pako me gjëra ushqimore dhe higjienike.

“Pêrshêndetje qytetarê të dashur!
Edhe pse jo fitim pruse nga ana personale kjo punë që e bejmë, mjfaton që zemrat e të tjerëve i shërojmë.
Sot tek shoqata e të shurdhërve në Prishtinë.
Me kryetarin e saj Armend Ademi, ku ne sot ju kemi sjellur 100 pako me gjëra ushqimore dhe higjenike!
Me respekt, Labi -FKSH”, janë fjalët e Labit.