Kylie Jenner transformohet në pamje për kampanjën e re të “Jean Paul Gaultier”

Kylie Jenner dukej pothuajse e panjohur teksa pozoi për “Jean Paul Gaultier” në një kampanjë të re të shpërndarë në rrjetet sociale të premten (5 maj).

Modelja, 25 vjeçe, e cila shfaqi linjat me një fustan të zi dhe të bardhë në Met Gala të hënën, kishte ndryshuar ‘look’ me një parukë bionde platini me një lule pas veshit.

Ajo ishte e veshur me një fustan “morphing” me vija të tejdukshme që i rrinte ngjitur për trupi.

Grimi i saj përfshinte një skuqje të theksuar, një shkëlqim që reflektonte dritë rreth syve të saj dhe buzë me nuanca të mbyllura.

“Prezantojmë ‘Lulet’ me sirenën e re të Jean Paul Gaultier, Kylie Jenner, koleksioni zbulon një botë magjepsëse virtuale” shkroi shtëpia e dizajnit pranë fotos.

Dizajneri ndau disa foto nga prapaskenat dhe video nga xhirimet e promos në disa postime në Instagram.

Kylie dukej se nuk kishte veshur asgjë nën pëlhurën diafanoze ndërsa lëvizte në një platformë të bardhë në një sfond të bardhë.

Kompania tha se koleksioni i ri u krijua duke ‘eksploruar universin e madh të shtëpisë dhe duke marrë frymëzim nga arkivat e saj të viteve 2000’.

Kjo vjen pasi ylli televiziv, i cili ndan vajzën Stormi, pesë vjeç dhe djalin Aire, njëvjeçar, me ish-partnerin Travis Scott, 32 vjeç, ka mohuar të ketë bërë një operacion estetik, por ka pranuar se ka përdorur mbushje’.

Në një intervistë me Homme Girls, themeluesi i Kylie Beauty tha: “Unë kisha një pasiguri të buzëve, kështu që përdora mbushje të buzëve dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk pendohem”, tha Kylie.

“Mendoj se një keqkuptim i madh për mua është se unë kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, dhe në të vërtetë nuk isha. Po, i dua buzët e plota dhe doja buzë të plota, por duke u rritur kam qenë gjithmonë personi që isha e sigurt në vete”, shtoi Jenner.

Sipërmarrësja e Kylie Baby tha se amësia ‘më ka bërë ta dua veten më shumë’.

“Unë i shoh tiparet e mia tek vajza ime dhe tek djali im tani, vajza ime duket si unë. Unë shoh bukurinë time tek ajo dhe kjo më ka bërë ta dua veten më shumë. Bukuria po ndryshon gjithmonë për mua”, tha tutje ajo.