Interi triumfon me lehtësi në derbin ndaj Romës dhe zhvendos Milanin në vendin e pestë

Interui ka fituar 2-0 derbin ndaj Romës në kuadër të javës së 34-të në Serie A.

Rasti i parë serioz në ndeshje u krijua në minutën e 34-të, me çka edhe përfundoi me gol nga ana e Federico Dimarcos që u asistua prej Denzel Dumfries.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dytë ishte disi pasqyrë e asaj të parës.

Në minutën e 55-të, Nerazzurët u dridhen paksa, kur u mendua se Dimarco ka prekur topin me dorë brenda zonës, por VAR-i bëri të ditur se loja duhej të vazhdonte.

Për të vulosur fitoren e mysafirëve u përkujdes Romelu Lukaku, që në minutën e 74-të u asistua prej Lautaro Martinez për rezultatin 2-0.

 

Edhe pse si vendas, Roma nuk ia doli të rrezikonte seriozisht portën e Interit, duke pësuar kështu humbje që pritet t’i shkaktojë probleme në luftën për top katërshe.

Pas javës së 34-të, Interi është rikthyer në vendin e katërt me 63 pikë, ndërsa Roma është në të shtatin me 58 sosh.