Shaip Saliu, rilindasi shqiptar në Kumanovën dardane

Qemal Musliu

(Në përkujtim të ndjerit: Shaip Saliut)
Shaip Saliu, ishte Profesor i Gjuhës Shqipe, i cili tërë jetën reflektoi vetëm shqip, si, në arsim dhe kudo në jetën shoqërore.
Virtytet e Tij ishin të larta, të brumosura me ideologjinë kombëtare, me ideologji të Rilindëseve Shqiptarë. Në “qiellin shqiptarë” ai jepte dritë e, energji kombëtare. Ishte shembull si kuadër e arsimuar, me disiplinë, në kohë e në gjuhë, e pedantë sipas normave pedagogjikë arsimore. E deshti arsimin, si dritën e syrit, se aty reflekton drita e ardhmërisë, drita që dëbon errësirën, drita që reflekton vlera pozitive në familje, e në mbarë shoqërinë njerëzore. Si kuadër i arsimit, por dhe Drejtor në Sh. F. “Bajram Shabani” Kumanovë, vuri themelet e rendit e të disiplinës me admirim të vlerave arsimore e kombëtare, ku la gjurmë të pa shlyera në këtë shkollë dhe në mbarë hapësirën shqipfolëse e më gjerë.
Në dallim nga Rilindësit, ishte se, Ai shkroi dhe u shkolluat me Alfabetin Shqip. Ndërsa Rilindësit u shkolluan në gjuhë të ndryshme, shkruanin me alfabete të ndryshëm, por kontributi i Tyre ishte dhe mbetet vetëm shqip. I tillë ishte edhe Shaipi Saliu. Ishte, bazament e zhvillimeve arsimore në Kumanovë e më gjerë, vetëm shqip. Fliste bukur dhe me admirim gjuhën shqipe, por edhe gjuhët tjera, por ishte fanatik i vlerave pozitive të kulturës dhe historisë shqiptare. Besim dhe Fe pati vetëm shqiptarizmin, kurrë nuk lakmoi elementet e huaja, qoftë në gjuhë, në kulturë po as në fe. Ky frymëzim ishte dhe mbetet dritë e vetme, për Atë, e për tërë shqiptarinë. Në këtë frymë ishte i pa luhatur dhe gjithnjë krenarë dhe guximtarë. Prof. Shaipi. U shkollua, punoi dhe iku fizikisht nga kjo botë, për të mbetur shembull, për të gjithë rinin shqiptare, sot dhe në të ardhmen e pa mbarim.
Edhe pse porosia e Rilindasëve dhe e prof.. Shaip Saliut, ishte e pa diskutim orientimi pro Perëndimor. Si thonë se: Për shqiptarët: “Dielli duhet të lindur, atje nga perëndon”. Porosi tjetër dhe thënie e çdo bisede ishte thënia e shenjtë, se: “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”. Këto vlera dhe gjithë të tjerat duhet të jenë virtyte dhe rrugëtim i vetëm i të gjithëve. Prandaj dikur, Çajupi shkruante: Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri, vdiq Naim po kush mbeti vjershëtor si AI”
E sot mundet të thuhet: Vdiq Shaipi, vdiq Shaipi, moj e mjera shqiptari, vdiq Shaipi po kush mbeti në Kumanovën Dardane, INTELEKTUAL si AI.
Respekt të lartë dhe të pakufishëm për Intelektualizmin dhe kombëtarizimin e të madhit: Shaip Saliut.
Oh, një ditë ikim dhimbshëm gjithsesi,
e nuk kthehemi më kurrë, njëjtë përsëri,
edhe pse njeriu ëndërron, për një jetë, e dritë në përjetësi!
Se shpirti nuk vdes “trashëgohet disi”?! …