Ky shtet tërhiqet nga Eurovizioni

Këtë vit Eurovisioni do të mbahet në Torino të Italisë.

Rreth 40 shtete janë pjesëmarrëse në këtë edicion të Eurovizionit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo para disa kohësh Izraeli bëri me dije që u tërhoq nga gara dhe se nuk do merr pjesë.

Ky lajm është raportuar nga televizioni publik KAN dhe organizatori i përgatitjes për Eurovision-in, ku sipas tyre nuk mund të marrin pjesë si pasojë e mungesës së mbrojtjes së sigurisë për artistët.

“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e Torinos”, thuhet në deklaratën zyrtare të KAN.

 

Ndërkohë nata finale e këtij spektakli do mbahet me datë 14 maj.