Gruevski dhe Mijallkov në “listën e zezë” të SHBA, Sela: Vendimi për tu përshëndetur (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela tha se vendimi i SHBA-ve për t’i futur në listën e zezë Gruevsin dhe Mijallkovin është vendim i cili duhet përshëndetur, shkruan gazeta LAJM.

“Është për tu përshëndetur dhe unë si një nga aktorët politik e përshëndes këtë vendim sepse më të vërtetë që lufta ndaj korrupsionit dhe figurave politike të cilat shfrytëzojnë këtë situatë politike këtu në Ballkanin Perëndimor për nevoja personale dhe pasurim individual, natyrisht që duhet të jetë e pakompromis. Mendoj dhe vlerësoj që kësaj liste duhet t’i shtohen edhe shumë aktorë tjerë politikë sepse vlerësoj se kjo luftë kundër korrupsionit do të ishte më kuptimplotë në momentin që pjesë e këtyre listave të zeza do të ishin ato që i shohim për ditë në skandale”, tha mes tjerash, Sela.