Ky shtet nuk është i varfër por i vjedhur!

Shkruan:Riat RAMADANI

Shikoni pasurinë e tyre; shtëpitë dhe veturat e tyre para dhe pasi u inkuadruan në politikë! Mos vallë udhëheqësit politik u pasuruan nga rrogat e tyre? Edhe sikur mos t’i kishin paguar llogaritë për rrymë e të dhëna tjera ata nuk do kishin mundur të pasuroheshin deri në këtë shkallë. Ata janë pasuruar sepse ti je bashkëpunëtor i tragjedisë sate!
Nuk jemi të varfër! Jemi të plaçkitur!
Politikanët pasurohen duke na plaçkitur dhe ti e ndihmon,stimulon,frymëzon varfërinë tënde – ti ndihmon fatkeqësinë tënde! Ti je fajtori! Ti që ankohesh dhe hiqesh si viktimë! Ti që të referohen me popull!
Turp më vjen! Që të përkas!