Ky është 19 vjeçari që u vra me thikë para banesës së tij në Gjilan

Një 19 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një mjet i mprehtë(thikë) në Gjilan.

Rastin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Gjilanit, të cilët kanë thënë se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, shkruan lajmi.net

Dy orë pas therjes, sipas Policisë së Kosovës,  viktima ka ndërruar jetë.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan  kanë  marrë një informatë se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar, dyshohet me mjet të mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S.  (2001) . Viktima  është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është  dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dalë  Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale”, ka thënë ai.

Lajmi.net mëson se viktima është Engjëll Smerqaku, teksa i njëjti është therur me thikë para banesës së tij në Gjilan.

Më poshtë keni disa fotografi të viktimës të cilat i ka siguruar lajmi.net.