Crespo zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

Hernan Crespo ka thënë se preferon se Lionel Messi para Cristiano Ronaldos.

Kjo dyshe ka më shumë se një dekadë që kanë ngritur një debat se kush është më i mirë, me botën e futbollit që është ndarë në dysh.

“Më vjen keq ta shoh Leo Messin të trishtuar në Barcelonë, është shtëpia e tij”, ka deklaruar Crespo, përcjell lajmi.net.

“Unë mezi po pres të shoh ndeshjen Juventus – Barcelona, por unë do të zgjidhja Messin pa hequr asgjë nga Ronaldo”.

“Leo është një bashkatdhetar, që e pash duke u rritur. Kupa e Amerikës është në verën e ardhshme, Argjentina dhe Kolumbia janë organizatore. Shpresoj të mund të shkojmë deri në fund”.