Kuvendi shkarkoi ministrat e “Alternativës” (Video)

Me 65 vota “për” në Kuvend është shkarkuar nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Gjithsej votuan 65 deputetë, ndërkaq me 64 vota “për” dhe një “kundër” është shkarkuar edhe ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Admirim Aliti.

Gjithashtu në seancën e sotme, me 64 vota “për”, një “kundër”, u shkarkua edhe ministri pa resor, i ngarkuar për Diasporën, Xhemail Çupi.