Kuvendi rus miratoi me shumicë dërrmuese Mikhail V. Mishustin si kryeministrin e ri këtë të enjten, të propozuar nga Presidenti Putin.
Putin propozoi ditën e djeshme ndryshime të mëdha në kushtetutën ruse, që sipas tij do të shpërndajë pushtetin në mënyrë më të barabartë.
Ish kryeministri Medvedev dha dorëheqjen sëbashku me kabinetin e tij të ministrave, duke shënjuar kështu fillimin e ndryshimit në sistem.
Por për shumë analistë, kjo lëvizje politike nga Putin është një mënyrë për të siguruar qëndrimin në pushtet edhe pas 2024-ës.
Ditën e sotme Putin e emëroi Medvedev si nënkryetarin e Këshillit të Sigurimit të vendit.