Kush po bën eksperimente me qytetarët e Çairit në këtë situatë? Policisë nuk i intereson!? (Video)

Struktura që po mundohen të përfitojnë pikë politike nga Koronavirusi, mbrëmë kanë përhapur panik nëpër rrugët e Çairit. Duke përdorë altoparlantë dhe drita sinjalizuese, pa pasur autorizim për diçka të tillë, këto struktura kanë patrulluar në rrugët e Çairit dhe kanë apeluar të qëndrohet brenda. Nga qeveria thonë se asnjë institucion zyrtar deri tani nuk ka sjellë vendim që në këtë mënyrë të bëhen apele publike për të qëndruar në shtëpi.
Shumë qytetarë e kanë paraqitur rastin në polici, mirëpo ata thonë se te policia e Maqedonisë nuk po vërehet shumë vullnet të veprojë kundër strukturave që përhapin panik te lagjet e banuara me shumicë shqiptare. “Mjaftojnë që ato të mos shqetësojnë pjesët e Shkupit të banuar me shumicë maqedonase dhe nuk kanë kurrfarë problemi me policinë”, vlerësojnë qytetarët e Çairit.
Gazeta Lajm pyet publikisht ministrin e punëve të brendshme se si do të reagonte policia në rast se këto eksperimente bëhen në Qendër të Shkupit, ose në lagjet Aerodrom e Kisella Vodë për shembull, ku jeton shumicë e popullatës maqedonase.