Dua Lipa ndanë disa momente qesharake nga prapaskenat e klipit ‘Physical’

Dua Lipa ka qenë mjaft e zëshme muajt e fundit me disa projekte, e fundit është kënga ‘Physical’ të cilën e ka punuar me tre klipe të versioneve të ndryshme.

Këngëtarja pasi po qëndron e izoluar dhe gjërat që mund të bëjë në këtë moment janë të kufizuara, ka vendosur të ndajë disa momente qesharake nga xhirimet e klipit të fundit.

Ajo para pak minutave hodhi një video në Instagram, ku shfaqet mbi supet e një vajze e cila duke vrapuar hup drejtpeshimin dhe së bashku me Duan rrëzohen në dysheme.