Kush ishte mbreti bullgar Borisi i Tretë dhe përse protestohet kundër këtij emri?

Hapja e klubit bullgar në Ohër ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kurse qytetarët kanë deklaruar se nuk janë kundër hapjes së klubeve të këtilla, por janë kundër emrit.

Borisi I Tretë, , emri I të cilit është Boris Klement Robert Marija Pij Stanislav Sakskoburgotski, sic percjell KlanM, bëhet “car I bullgarëve” më 3 Tetor 1918 pas abdikimit të babit të tij Ferdinand, pas disfatës së Bullgarisë në Luftën e Parë Ballkanike. Nën udhëheqjen e Borisit të Tretë, I cili në hitoriografinë bullgare njihet si “mbreti që bashkon”, Bullgari kycet në paktin e trefishtë të Gjermanisë naziste, Italisë fashiste dhe Japonisë militaristike. Ai në Prill të vitit 1941 lejon që forcat gjermane, nga territory bullgar, të kryejnë agresionin ndaj Mbretërisë Jugosllave, ku si shpërblim fiton territore të shtetit të shkatëruar jugosllav dhe Greqisë, duke llogaritur edhe një pjesë të madhe të RMV-së së sotme.

Vdes papritmas më 28 Gusht 1943, shumë shpejt pas një takimi me Hitlerin. Në fron trashëgohet nga I biri Simeoni I Dytë, I cili mbetet në krye të shtetit bullgar deri në Shtator 1946.

Nga Korriku 2001 e deri në Gusht 2005 Kryeministër I Bullgarisë ishte Simeon Sakskoburgotski./KlanMacedonia/