Lavrov: Thirrja e Zelenskit për sulme ndaj Rusisë vetëm e konfirmoi nevojën për operacionin special ushtarak

Deklarata e presidentit ukrainas Volodomir Zelenski për sulm parandalues ndaj Rusisë “e konfirmon kërcënimin nga Kievi dhe nevojën për operacionin special ushtarak”, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

“Dje, Zelenski ju bëri thirrje burrështetasve perëndimorë të kryejnë sulm parandalues bërthamor ndaj Rusisë. Në këtë mënyrë, figura në fjalë në thelb ia prezantoi gjithë botës dëshmitë e dukshme për kërcënimet nga regjimi në Kiev, për çka filloi operacioni special ushtarak”, deklaroi shefi i diplomacisë ruse në takimin me përfaqësuesit e partisë në pushtet “Rusia e bashkuar”.Presidenti ukrainas në diskutimin e djeshëm me tink-tenkun australian “Lowy Institute” tha se NATO duhet të kryejë sulme ndaj Rusisë që të parandalojë çfarëdo lloj përdorimi të armës bërthamore. Zelenski nuk precizoi se çfarë sulmesh ka parasysh.