Kush është ushtari serb që mban simbolin famëkeq rus ‘Z’

Mbështetja e Serbisë ndaj agresionit të padrejtë ushtarak të Rusisë në Ukrainë dallohet nga mbështetja që Kremlini po merr nga nivelet më të larta shtetërore të Beogradit.

Këtë gjë haptazi po e bën ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

Në muajin korrik, Vulin gjatë takimit me pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, pranë tij është parë edhe një ushtar me simbolin famëkeq rus “Z”, shkruan KosovaPress.

“Skandal. Ushtari serb me simbolin e agresionit të Ushtrisë ruse. Ministri i Brendshëm serb Vulin nuk duket i shqetësuar, ndoshta është krenar për këtë para shefave të tij Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin”, kishte shkruar në Twitter analisti britanik Daniel Smith.

Ky ushtar tashmë është identifikuar, ku nga raportimet në rrjete sociale del të jetë Milorad Asçeriç, i cili siç duket ka raporte të ngushta me Vulinin.

“Pjesëtari i xhandarmërisë serbe, që u pa pranë Vulinit me simbolin rus ‘Z’ në helmetë, është Milorad Asçeriç, instruktor i xhandarmërisë gjithashtu mik i ngushtë i ministrit”, shkruan një përdorues në Tëitter.

Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave janë arrestuar aktivistët opozitarë rusë Andrei Pivovarov dhe Vladimir Kara-Murza.