Kush është favoriti për të fituar titullin në Itali? Klopp me buzëqeshje jep përgjigje diplomatike

Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes me Interin, ku është pyetur edhe për luftën për titull në Serie A.

Si gjithmonë i buzëqeshur pas fitores, ai ka thënë se nuk dëshiron të shkaktojë probleme, por i ka lavdëruar skuadrat italiane.

“Nuk dua të shkaktoj asnjë problem”, tha Klopp duke buzëqeshur.

“Më pëlqeu Milani dhe nuk duhet të harrojmë Juven dhe Napolin, siç e kam thënë tashmë. Nuk e di se kush do të jetë kampion i Italisë”.

“Për të dalë kampion në çdo vend duhet cilësi dhe këto skuadra kanë cilësi, duhet të kesh edhe fat me dëmtime”, ka thënë Klopp.

Milani, Interi, Napoli dhe Juventusi janë në garë për titull në Serie A.