‘Jashtë burgut’ – mesazhi i Mourinhos pas përfundimit të suspendimit

Jose Mourinho do të kthehet në krye të skuadrës së Romës pas mungesës për dy ndeshje në Serie A, si pasojë e pezullimit.

Strategu portugez u suspendua me dy ndeshje pas kartonit të kuq në barazimin (2-2) ndaj Hellas Veronas në Stadio Olimpico në fund të muajit shkurt, kur citohet t’i ketë thënë gjyqtarit Luca Pairetto: “Të ka dërguar Juventusi”.

Përkundër mungesës së trajnerit, Giallorossët regjistruan dy fitore radhazi me rezultate 1-0 ndaj Spezias dhe Atalantas.

Mourinho do të kthehet nesër (e enjte) për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Konferencës që Roma e zhvillon në udhëtim te Vitesse.

Ai e ka publikuar një fotografi në faqen e tij në Instagram duke njoftuar për rikthimin me përshkrimin: “Jashtë burgut, i gatshëm të udhëtoj në Ligën e Konferencës”.