Kush është Dmitry Utkin, ‘wagneri’ që udhëheq rebelimin kundër Rusisë?

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të jashtëm ukrainas, ka publikuar identitetin e një rusi, që siç tha ai, është udhëheqësi i kolonisë së mercenarëve të Wagnerit, që u nisën mëngjesin e së shtunës drejt Moskës.

Ai shkroi në Twitter se Dmitry Utkin, është oficer i Forcave Speciale të Inteligjencës ruse, që njëkohësisht konsiderohet themeluesi i Wagnerit.

Utkin thirrej me emrin “Wagner” që u bë edhe emri simbol për këtë grup mercenar.

“I lindur më 11 qershor 1970, Dmitry Utkin, është një oficer i forcave speciale të inteligjencës ruse. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i kompanisë ushtarake private, Wagner. Sipas GulagNet, ishte ai që po përgatitej të merrte përsipër një sërë objektesh të Drejtorisë kryesore të 12-të të Ministrisë së Mbrojtjes me një arsenal nuklear. Utkin po përgatiste këtë pjesë speciale të rebelimit ushtarak, ka shkruar këshilltari ukrainas.