Putini “dorëzohet” para kërkesave të Wagnerit

Shefi i grupit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka publikuar një audioincizim në rrjetin “Telegram” duke njoftuar publikisht se është ndalur marshimi drejt Moskës.

“Po kthehemi prapa në drejtim të kampeve tona, në përputhje me planin”, ka thënë ai, raporton CNN.

Siç shkruan “Spectator Index”, Rusia është pajtuar t’i ofrojë garanci për siguri Wagnerit, në këmbim të ndalimit. Po ashtu është garantuar se do të ketë ndryshime të mëdha në Qeveri, sidomos në Ministrinë e Mbrojtjes.