Kush do të jetë kryetar i ri i BFI-së? Përmendet edhe emri i imamit nga Shkupi i respektuar nga kancelarja Merkel! (Foto)

Pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit kush do të zë vendin e Reisit? Sipas Kushtetutës së BFI-së zgjedhjen e një Reisi të ri e bën Rijaseti me shumicë votash. Fillimisht duke krijuar një Komision zgjedhor për të shqyrtuar kandidaturat, të cilët duhet të plotësojnë disa kushte. Të ketë moshën mbi 40 vjet, me përvojë punë se paku 15 vite në BFI, të ketë të mbaruar Fakultetin e Shkencave Islame. Por, kjo Kushtetutë nuk lejon që një femër të jetë në krye të BFI-së.

Kushtetuta e BFI-së
– Mosha mbi 40 vjet
– Përvojë punë se paku 15 vite
– Fakultetin e Shkencave Islame
– Kandidat vetëm meshkuj
Gjatë këtyre ditëve, ushtruesi i detyrës së Reisit – Shaqir Fetau, i zgjedhur të mërkurën nga Rijaseti pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit, është në pritje të formalizimit të postit në Regjistrin Qendror.
“Selia e BFI-së do të qëndroj e mbyllur deri të hënën për shkak të festës së Bajramit, me ç’ rast nga kabineti i Reisit në largim na thanë se nuk do të ketë asnjë reagim për shkarkimin e tij.”
Derën e mbyllur e gjeti personi që deshi t’i dorëzoj fitrat e qytetarëve. Tha se dhënia e tyre ka rënë.
Nuk ka interesim të madh qe sa vite, nuk japin fitrat për shkak të mosbesimit. Pa u hequr ata që e kanë përkrahur për rrethi d.m.th. është e njëjtë, duhen njerëz të besueshëm për të rikthyer besimin – tha Përfaqësues i Këshillit të Xhamisë së Butelit.
Imami i Xhamisë Sulltan Murad në Shkup, thotë se prej 10 vitesh nuk i kanë dhënë pagë vetëm se e ka kundërshtuar Reisin Sulejman Rexhepi. Ai tha se këtë punë e ka bërë vullnetarisht.
Pakënaqësi ka pasur edhe unë nuk kam qenë i kënaqur, këtë e di mirë ai dhe populli se në 10 vite kemi qenë në ‘fërkim e sipër’ për fat të keq se si ka ndodh nuk i kthehemi asaj. Me keqardhje e kam përcjell situatën, asnjëherë nuk jam dakorduar pikërisht pse skam qenë dakord me disa punë të tij kam mbet anash – deklaroi Zekrija Bajrami, Imam.
Imamët që kontaktuam, nuk deshën të prononcohen por thonë se Sulejman Rexhepi duhet të mbajë përgjegjësi për keqpërdorimet në BFI. Një dosje kundër tij është dorëzuar edhe në Prokurori.

Në opinion po qarkullojnë edhe shumë emra dhe propozime lidhur me kryetarin më adekuat të BFI-së, e në mesine tyre është përmendur edhe Benjamin Idrizi, imam nga Shkupi në Gjermani, I njohur si imam mjaft i respektuar, madje edhe nga presidenti gjerman Shtajnmajer, si dhe nga kancelarja Merkel.
“Ja pse jam për hoxhën Benjamin Idriz për Reis të Maqedonisë së Veriut. Është djali i hfz Idriz efendiut, i edukuar me dituri dhe moral. Është njeri që e njeh shumë mirë mentalitetin evropian edhe atë ballkanik. Është njeri i toleracës ndërfetare. Është njeri çka do ti përfaqësonte të gjithè muslimanët nga të gjitha kombësitë. Është njeri për të cilin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Steinmeir kan thurur fjalë miradije. Posedon ahlak, dituri dhe moral, tipare të duhura për një lider fetar me të cilin do krenoheshim të gjithë”, ka shkruar një nga përkrahësit e tij, transmeton Gazeta Lajm.

Deri sa në adresë të kryeytarit të përkohshëm Shaqir Fetahu ka shumë akuza se është i afërt me kryetarin e deritanishëm Sulejman Rexhepi si dhe me parti politike, një emër tjetër që përmendet është edhe ai i ish myftiut të Shkupit, Taxhedin Bislimi.
“Nëse muslimanët duan të formojnë institucion të mirëfilltë dhe të fortë duhet tē zgjidhet Prof. Mulla Taxhedin Efendi Bislimi.
Sepse jam i bindur se Mulla Taxhedini nuk i përkrah asnjë grup të formuar në mesin e shoqërisë muslimane të Maqedonisë, dhe besoj se Mulla Taxhedini do ti lufton deri në mbylljen e grupëve të lartë përmendur, dhe institucionin më të lartë ta bëre të fortë.
Për fatkeq tolerimi nga institucioni i BFI për grupet të formuara në shoqërin muslimane e njëllosën në maksimum institucionin më të lartë të muslimanëve në Maqedoni, dhe në përgjedhsi muslimanët e Maqedonisë”, pohojnë përkrahësit e Bislimit.
Njëkohësisht edhe Skender Buzaku, i cili me vendim gjykate vitin e kaluar u shpall kryetar i BFI-së, ka deklaruar se ai është kryetar i vetëm legjitim i këtij institucioni, duke paralajmëruar se kjo edhe do të zyrtarizohet së shpejti.