Kurz largohet me një humbje prej 7,238 euro në muaj

Për shkak të “dorëheqjes” nga pozita e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz do të përballet me humbje të mëdha të pagave. Por me një truk ai siguron 6,000 euro më shumë se zakonisht.

Sebastian Kurz, kthehet në parlament derisa të sqarohen akuzat dhe mbetet në krye të Partisë Popullore.
Qries

Kurz i ka fituar 22,618 euro në muaj si Kancelar Federal i Republikës së Austrisë, si anëtar i thjeshtë i Këshillit Kombëtar ai merr “vetëm” 9,228 euro. Vetëm Presidenti Federal fiton më shumë se Kancelari me 25,332 euro.

Sebastian Kurz përdori një “truk” për të siguruar 6,152 euro shtesë në muaj. Sepse ish-kancelari njoftoi se jo vetëm që do të mbetej kryetar i partisë federale PVP, por gjithashtu do të drejtonte klubin ÖVP në parlament. Si kryetar klubi në Këshillin Kombëtar, paga gjithashtu rritet: në 15,380 euro në muaj. Kështu që Kurz largohet me një humbje prej 7,238 euro në muaj.

Megjithatë, ekzistojnë shtesa për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në komisione. Përveç kësaj, të gjitha shpenzimet e kryera gjatë kryerjes së mandatit mund të rimbursohen. Kjo përfshin jo vetëm shpenzimet e udhëtimit, por edhe kostot për zyrën dhe stafin.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, të shtunën ka ofruar dorëheqjen për t’i dhënë fund krizës shtetërore të shkaktuar pas njoftimit të prokurorisë se ai është cak i hetimeve për akuzat për korrupsion. 35-vjeçari ka propozuar që ministri i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, të jetë pasardhës i tij si kancelar./21Media