Kurti: Regjistrimi do të ndikojë në punësimet dhe ndarjen e buxhetit

Në thirrjen e tij, që të regjistrohet diaspora shqiptare në Maqedoninë e Veriut, lideri i VV-së, Albin Kurti ka treguar edhe rëndësinë e këtij porcesi.

Sipas tij, duke u bazuar në Kushtetutën e vendit, regjistrimi i çdo qytetari do të diktojë shifrat e ndarjes së buxhetit dhe në punësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Meqë edhe me kushtetutën aktuale të drejtat politike të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm. Kjo do të thotë, se te përfaqësimi politik, investimet kapitale, punësimet, shpërndarja e buxhetit, subvencionet për bujqit, bursat për nxënësit dhe studentët, donacionet për komunat, e të tjerat varen pikërisht nga numri i qytetarëve të dy komuniteteve shtetformuese të Maqedonisë së Veriut”, tha mes të tjerash në thirrjen e tij, Kurti, transmeton TV21.