“Kurti lëndoi fortë raportet SHBA-Kosovë, po sillet si regjimet e kaluara”

Mosdëgjueshmëria e Kryeminsitrit të Kosovës ndaj SHBA-së për kerkesën për shtyrje të afatit për targat, Sekretari i NISMA po e sheh si lëndim të raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas tij marrëveshja për targat nuk ishet se Kurti dëgjoi amerikanët, por u dorëzua para një situate që mund të prodhonte gjithçka në Veriun e Kosovës.

“Nuk e di se çfarë raportesh personale ka arritur të ndërtoj, por për zyrtare i ka lënduar shumë dhe kur prishen raportet në këtë nivel pastaj për t`u rrirregulluar nevojiten goxha lëshime për të bind partnerët se nuk je ti ai i para dy viteve. Nuk mendoj se e dëgjoi Amerikën për targat, u ndesh dhe u dorëzua para pasojave të mundshme dhe mirë ka bërë, por e ka lënduar integritetin e tij, së pari personal si politikan dhe integritetin e Kosovës si shtet. Me këto veprime Kurti po sillet sikurse regjimet e vjetra, për të cilat vazhdon ti akzuojë qeveritë e kaluara”, tha ai.

Sekretari i NISMA ka folur edhe për punën gati dyvjeçare të Albin Kurtit si Kryeministër, duke e akzuar se nuk ka bërë asgjë. I ka përmendur këtu punësimet në ndërmarrje publike, moshapjen e asnjë fabrike, mungesën e investimeve kapitale si dhe “bllokimin” e mbi 700 milionë eurove në llogarinë e qeverisë.

Sherifi ka kritikuar edhe dy partië opozitare PDK e LDK se nuk po bëjnë asgjë karshi kësaj qeverisje të Kurtit dhe ku ka lavdëruar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për opozitarizëm.Ka dhënë edhe detaje për Frontin Opozitar që para do ditësh e përmendi lideri i NISMA, Fatmir Limaj.