Kurti kujton Masakrën e Krushës: Jemi të përkushtuar që brezat e ardhshëm të mos kalojnë nëpër vuajtjet tona

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Krushës duke thënë se në pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte planin gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e popullsisë shqiptare vendase në Kosovë.

Kurti tha se në paraditen e 26 marsit, forcat e Serbisë sulmuan fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku i detyruan gratë dhe fëmijët të largoheshin për Shqipëri, ndërsa burrat e djemtë i ndaluan.

“Atë ditë, forcat serbe vranë 243 civilë shqiptarë në masakrën në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të vogël.Në orët e hershme të mëngjesit të 26 marsit, tanket serbe rrethuan oborrin e familjes Berisha në Suharekë. I dëbuan familjarët nga shtëpitë dhe i çuan në një kafene. Pastaj hapën zjarr. Hodhën edhe eksplozive. Forcat serbe aty i vranë 48 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Mes tyre, Dorentinën 3 vjeҫare, Ismetin 2 vjeҫar, ndërsa Eroni dhe Redoni ishin vetëm 1 vjeҫ. Trupat e tyre u dërguan në varrezë masive në Batajnicë, afër Beogradit”.

Kreu i qeverisë tha se institucione të Kosovës, janë të përkushtuar që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm që s’kanë lindur ende, të mos kalojnë nëpër këto vuajtje që i kaluam ne.

Postimi i plotë: