Vuçiq kollitet keq: Mos u frikësoni, nuk kam koronavirus

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në, sot në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp filloi të kollitej, gjë kjo që shkaktoi reagime të shumta tek publiku.

“Mos u frikësoni, nuk kam koronavirus. E di që shumë persona do të kishin dashur të kem, por nuk do të ndodhë kjo”-tha mes tjerash Vuçiq.

Në Serbi për momentin nga virusi korona janë të infektuar gjithsej 12 persona.

Në konferencën për shtyp të qeverisë, njëri prej mjekëve, pulmologu Branimir nestoroviç i inkurajoi gratë që të shfrytëzojnë lirimet e 8 marsit dhe të vizitojnë Milanon, ndërsa pikërisht Vuçiq pohonte se alkooli është ilaç i mirë kundër virusit.