Gërvalla tregon se çfarë kërkoi në takimin me ministrat e jashtëm të BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka treguar se çfarë ka folur në takimin me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ajo, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se aty ka kërkuar që të reagohet më shpejtë ndaj agresionit të grupit serb në Banjskë të Zveçanit.

“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i radhës”.

“Ne kemi nevojë që BE-ja të rimendojë dhe rivlerësojë politikën e saj të sigurisë”.