Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi sot kanë vizituar qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë, prej nga bënë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID.
Së bashku me këshilltarin e kryeministrit për shëndetësi, Jusuf Ulaj, ata u pritën nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Osman Magjera.
Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë thanë se qeveria bashkë me autoritetet shëndetësore po monitorojnë vazhdimisht situatën epidemiologjike, në konsultim me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Suksesi i parandalimit të përhapjes së virusit varet jo vetëm nga qeveria, por nga të gjithë”, u tha në takim.
Kryeministri Kurti dhe Ministri Latifi bën thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID.