Kurora për këngëtaren e vitit 2023 shkon për Dafina Zeqirin, afër 20 projekte të shndërruara në hite

Dafina Zeqiri vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Kryefjala e vitit 2023 padyshim është Dafina Zeqiri, shkruan lajmi.net.

Brenda vitit ajo ka publikuar shumë projekte muzikore, ku shumica ishin edhe bashkëpunime.

E ku prekte Dafina, shndërrohej në hit.

Dafina numëron afër 20 projekte muzikore vetëm gjatë 2023.

Secili projekt i saj është një hit i cili vazhdon të dëgjohet fuqishëm në tregun shqiptar.

Bashkëpunimet e shumta e kanë ndjekur gjithashtu këngëtaren e dashur për publikun.

Elgit Doda, Alban Skenderaj, Ghetto Geasy, Yll Limani, Ya Nina, Elinel, Bruno, Klajdi, Afrim Muqiqi, Rzon, Mozziku, Mc Kresha dhe Lyrical Son, janë emrat që ajo ka zgjedhur për bashkëpunime gjatë 2023.

Së fundi ajo ka publikuar projektin “My Love” e që është pjesë e albumit që do të publikohet i plotë në janar.

Përveç muzikës, Dafina Zeqiri u komentua jashtëzakonisht shumë për jetën private, ku së pari u komentua për ndarjen nga Dj Geek e më pas për lidhjen me Kreshnik Gjergjin.

Mëposhtë mund të gjeni disa nga projektet e saj për vitin 2023: