Era Istrefi nis vitin me dashuri, shihet duke festuar me Amir Rrahmanin

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi tash e pak kohë ka bërë publike lidhjen e saj me futbollistin Amir Rrahmani.

Gjatë natës së Vitit të Ri, Era ka postuar fotografi në rrjetin e saj social Instagram bashkë me të dashurin e saj.

“Amo” e ka quajtuar ajo Rrahmanin në përshkrimin e fotografisë.

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani po pëlqehen shumë nga ndjekësit e tyre prandaj edhe fotografia ka marrë shumë komente pozitive. /Lajmi.net/